Sekcionet
Arhiva
| He | Ma | Me | Ej | Pr | Sh | Di | |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | ||||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | ||
Did you enjoy this article?
Hamami i Daut Pashës është ndërtuar në shekullin XV nga Daut Pasha, funksionar i lartë në shtetin osman. Ky hamam dëshmon për ekzistimin dhe zhvillimin e kulturës osmane në Ballkan. Gjendet në udhëkryq mes Shkupit modern dhe Shkupit të vjetër. I shtrirë në anën e majtë të bregut të lumit Vardar, në njërën anë atë e rrethojnë objekte të reja, të ndërtuara pas tërmetit katastrofal që goditi Shkupin në vitin 1963, ndërsa në anën tjetër bashkohet me Çarshinë e vjetër, duke formuar kështu një kompozicion të plotë të elementeve autentike orientale. Në kompleksin rreth Hamamit të Daut Pashës sot gjenden edhe Akademia e muzikës, Teatri dhe Opera Kombëtare, Ura e Gurit dhe Kisha e Shën Dimitrit, që bashkarisht dëshmojnë për karakterin kozmopolit e multikulturor të qytetit të Shkupit, ndërsa në bregun përballë tij shtrihet Kalaja e Shkupit.
Sot Hamami i Daut Pashës funksionon si galeri arti dhe, përpos zgjidhjes origjinale arkitektonike, ai nuk ka ruajtur funksionet tjera për të cilat ishte ndërtuar. Në të sot organizohen manifestime prestigjioze kulturore e artistike siç është Vera e Shkupit, festival me karakter ndërkombëtar, i cili çdo vit mbahet në Shkup. Gjersa kënaqeni në tingujt e ndonjë koncerti klasik apo modern, shikoni ndonjë ekspozitë pikturash a skulpturash, padyshim se do të përjetoni dhe do të ndjeni thellë shpirtin historik të Hamamit të Daut Pashës.







