Sekcionet
Arhiva
| He | Ma | Me | Ej | Pr | Sh | Di | |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | |||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | |
| 27 | 28 | 29 | |||||
Did you enjoy this article?
(total 93 votes)
Ky hamam shtrihet në mes të Çarshisë së vjetër të Shkupit, në afërsi të Bezistenit, Suli hanit dhe Xhamisë së Murat pashës. Është i ndërtuar në mesin e shekullit XV nga ana e Isa-beut për nevojat e medresesë dhe teqesë së tij në Shkup dhe prandaj ndryshe njihet edhe si hamami i Isa-beut. Supozohet se zjidhja arkitektonike e tij i është përshtatur rrethit në të cilin është i vendosur hamami. Ndryshe nga shumica e hamameve të dyfishta, në Çifte hamam pjesa e meshkujve dhe femrave bashkohen me pjesët e larjes. Në shënimet e udhërrëfyesit të njohur Evlija Çelebija, Çifte Hamami gjithashtu quhet edhe Hamami “i ri”. Sot Çifte Hamami është adaptuar në galeri bashkëkohore në të cilën veprat e tyre i ekspozojnë artistë të njohur nga vendi dhe jashtë. Pothuajse në çdo kohë, në muret e këtij hamami janë të ekspozuara punime artistike të vendit apo të artistëve nga jashtë. Publiku i vendit dhe vizitorët nga jashtë me padurim presin çdo ekspozitë të re dhe secila prej tyre paraqet eveniment në vete për të cilin sikur gëzohet e tërë Çarshia. Në fakt, Çifte hamami është njëri ndër ambientet të cilat në mënyrë aktive dhe më së shumti kontribuojnë në ngjalljen e Çarshisë që nga mëngjesi e deri në orët e vona të mbrëmjes.








