Sekcionet
Arhiva
| He | Ma | Me | Ej | Pr | Sh | Di | |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | |||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | |
| 27 | 28 | 29 | |||||
Did you enjoy this article?
(total 103 votes)
Hanet ose siç njihen ndryshe, karvansarajet, janë objekte të rëndësishme të arkitekturës profane orientale. Bujtinat e dikurshme të Çarshisë në të cilat tregtarët që vinin në Shkup për tregti kalonin natën, sot janë adaptuar për qëllime të ndryshme, por kanë ruajtur pamjen origjinale të tyre dhe që në shikim të parë nuk është e vështirë të dallohet se këto objekte kanë shërbyer si motele. Këto objekte të pozicionuara në tre pika, në hyrje, në mes dhe në dalje të Çarshisë së Shkupit, kanë ruajtur dhe përcjellin frymën e tyre të dikurshme. Sot akoma dallohen dhomat që kanë shërbyer si bujtina, edhepse ato janë adaptuar për nevojat e përditshmërisë dhe jetesës moderne. Në këto lokacione sot mund të gjeni restorante shumë të këndshme dhe ato paraqesin ambiente ku me kënaqësi do të kaloni pasditen, duke pirë një pije të freskët dhe duke vëzhguar me dhjetëra turistë që kalojnë dhe u admirohen gurëve të Çarshisë.








