KURSHUMLI HAN

Sekcionet

Arhiva

He Ma Me Ej Pr Sh Di
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930



  • email Rikomando nje mikut
  • print Print verzion
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Did you enjoy this article?

(total 0 votes)
Ndrysho fontin: Decrease font Enlarge font
image Konsiderohet si njëri ndër monumentet më të bukura dhe më të famshme të kulturës në Shkup dhe paraqet objekt monumental të arkitekturës profane islame.  Është  ndërtuar kah mesi i shekullit XVI, por data e saktë e ndërtimit nuk është e njohur.  Në fillim Kurshumli Hani ka qenë i njohur si han i Muzein hoxhës, sipas emrit të themeluesit dhe ndërtuesit të tij.  Besohet se emrin “Kurshumli” e ka marrë diku në shekullin XIX për shkak të kulmit nga plumbi me të cilin është i mbuluar.  Kufijtë e Kurshumli Hanit kanë mbetur të pandryshuar për shekuj me rradhë dhe të atillë kanë mbetur edhe në kohën tonë.  Pozita e tij ka nryshuar me ndërtimin e Muzeut të Maqedonisë me çka është mbyllur një rrugë e cila kalon pranë tij.  Njëra pjesë e Kurshumli hanit ka shërbyer për vendosjen e tregtarëve dhe mallit të tyre, ndërsa në pjesën tjetër ka qenë hambari me dhomat tjera ndihmëse si dhe me dhomat e sherbëtorëve.  Hyrja kryesore në Kurshumli Han gjendet nga ana e Çarshisë, dhe aty mund të arrini nësë kaloni në këmbë rrugën e argjentarëve, në drejtim të Teatrit Shqiptar.  Brendia e Kurshumli Hanit është e jashtëzakonshme.  Në anën tjetër të mureve të trasha mbretëron një qetësi e hatashme dhe mënyra e ndërtimit e kombinuar me zbrazëtirën shkakton efektin e ekos.  Kompleksi padyshim do t’u bëjë të ndjeheni sikur të ishit pjesë e ndonjë përralle mesjetare në të cilën mbretërit, pallatet e sarajet e tyre janë të vërteta.  Nuk do të mbeteni indiferentë ndaj mureve gjysëmharkore në katin e dytë të hanit dhe nga shadërvani mu në mes të tij, elemente të cilat kësaj godine i japin një sharm dhe emocion të veçantë
  • email Rikomando nje mikut
  • print Print verzion
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Shto nje koment comment Komentet (0 shtuar)

Powered By Albart