Sekcionet
Arhiva
| He | Ma | Me | Ej | Pr | Sh | Di | |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | |||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | |
| 27 | 28 | 29 | |||||
Did you enjoy this article?
(total 20 votes)
Keni uri dhe dëshironi të vizitoni restorantet e Çarshisë së Shkupit? Atëherë Kapan Hani është lokacioni më i qëlluar për këtë! I vendosur në afërsi të përmendores së Skenderbeut dhe i hapur nga të gjitha anët, hani i dikurshëm sot paraqet një kompleks të pasur restorantesh me kuzhinë tradicionale dhe bashkëkohore, të cilat mund t’i gjeni fare lehtë në hyrjen jugore por edhe në atë veriore të tij. Kapan Hani është ndër hanet e vjetra të cilat janë ruajtur në qytet. Është ndërtuar kah mesi i shekullit XV nga udhëheqësi i njohur luftarak turk Isa beu. Gjatë kohës së perandorisë osmane hani ka shërbyer për qëndrimin e tregtarëve dhe karvaneve të tyre si dhe për udhëtarët që i kanë shoqëruar në qytet. Emërtimi i hanit rrjedh nga fjala turke “kabban” dhe nënkupton kantar të madh publik në të cilin është matur malli i cili është sjellur nga jashtë. Gjatë viteve të 90ta të shekullit të kaluar, Kapan hani ka qenë vend alternativ ku janë mbledhur të rinjtë nga të gjitha pjesët e Shkupit. Restorantet e sotme në atë kohë ishin kafeteri ose klube nate dhe ishin të njohura për jetën e gjallë të natës, me bende me muzikë live. Sot Kapan hani përkujton në oazat që fshihen në mes të shkretëtirës, për shkak të kontrastit me botën që e rrethon. Edhepse në mes të Çarshisë, brenda hanit do të ndjeheni të qetë dhe të hani drekë apo darkë në një atmosferë shumë intime e cila lë përshtypjen se nuk komunikon me dinamikën e përditshmërisë që zhvillohet mbi kalldërmat e Çarshisë. Në anën veriore të Kapan hanit dilni në qendër të Çarshisë së Shkupit. Ky është një lokacion ideal për të drekuar në njërën nga qebaptoret nën hijen e drurit më të vjetër të Shkupit dhe nën zhurmën e ujit të fontanës të vendosur në sheshin e vogël. Nëse jeni të disponuar për një darkë romantike e të qetë në netët e ngrohta të verës në Shkup, mos hezitoni! Ky është vendi më i qëlluar për ambient intim e shumë romancë








