SULI HAN

Sekcionet

Arhiva

He Ma Me Ej Pr Sh Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031



  • email Rikomando nje mikut
  • print Print verzion
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Did you enjoy this article?

(total 0 votes)
Ndrysho fontin: Decrease font Enlarge font
image Suli Hani paraqet monument të kulturës dhe gjendet në Çarshinë e Shkupit, në afërsi të Çifte Hamamit dhe më së lehti mund ta gjeni nëse merrni hyrjen në Çarshi nga ana e Bit Pazarit.  E ka ndërtuar Isa beu në gjysmën e parë të shek. XV dhe paraqet objekt reprezentativ të arkitekturës civile osmane.  Në testamentin e Isa beut Suli hani përmendet si “hani i vjetër”.  Epitetin “suli” që do të thotë ujor, hani e ka marrë më vonë, për shkak të lumit Serava i cili ka kaluar fare pranë objektit.  Lumi sot nuk ekziston, por hani e ka mbajtur këtë emërtim.  Edhe Suli hani, si edhe Kurshumli dhe Kapan hani paraqet një karvansaraj i cili bashkë me dyqanet e ndërtuara përreth tij formon një kompleks të veçantë brenda Çarshisë të hapur nga të katër anët.  Ky kompleks përfshin një sipërfaqe prej 2.101 m dhe sot në të është e vendosur Akademia për pikturë.  Brenda Suli Hanit në çdo kohë mund të shikoni punime të bukura artistike, piktura, skulptura dhe vepra tjera nga artistët e vjetër apo entuzijastët e rinj të cilët studjojnë në fakultetin për pikturë
  • email Rikomando nje mikut
  • print Print verzion
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Shto nje koment comment Komentet (0 shtuar)

Powered By Albart