BEZISTENI

Sekcionet

Arhiva

He Ma Me Ej Pr Sh Di
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829



  • email Rikomando nje mikut
  • print Print verzion
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Did you enjoy this article?

(total 64 votes)
Ndrysho fontin: Decrease font Enlarge font
image

Nëse niseni ta gjeni Bezistenin, atëherë përgatituni për një aventurë të vogël të eksplorimit të rrugicave të Çarshisë, sepse ai nuk mund të gjendet me të parën, për shkak të ndryshimeve që ka pësuar Çarshia dhe dyqaneve të shumta që janë shtuar gjatë kohës.

 

Fjala “bezisten” paraqet bashkim të fjalës persike “bezz” që do të thotë “pëlhurë” dhe fjalës arabe “stan” që do të thotë “vend për shitje” dhe vetë emri spjegon se bezisteni i Shkupit ka qenë i dedikuar ekskluzivisht për shitjen e pëlhurave.  Ky objekt masiv e impozant i tipit oriental gjendet në mes të Çarshisë së vjetër dhe nga të gjitha anët e rrethojnë dyqane.  Është në afërsi të Çifte hamamit dhe Suli Hanit. Funksioni i tij për shitblerje të pëlhurave me kalimin e kohës është zgjeruar edhe me forma të tjera të zejeve e tregtisë që janë zhvilluar brenda këtij objekti. 

 Ajo që dihet nga gojëdhënat dhe shënimet e udhërrëfyesve të Çarshisë është se bezisteni i sotëm është i ri, nuk është i pari i ndërtuar në atë vend.  Të dhënat mbi bezistenin gjenden në mbishkrimin në hyrjen e tij që është në rrugën “Beogradska” ose rruga e artarëve, dhe prej tij mund të kuptohet se bezisteni i sotëm është ndërtuar në vendin e njejtë ku ka qenë bezisteni i vjetër.
  • email Rikomando nje mikut
  • print Print verzion
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Shto nje koment comment Komentet (0 shtuar)

Powered By Albart