Sekcionet
Arhiva
| He | Ma | Me | Ej | Pr | Sh | Di | |||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | ||||||||||||
| 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | |||||||
| 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | |||||||
| 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | |||||||
| 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | |||||||
Did you enjoy this article?
(total 0 votes)
Sahat kulla nuk gjendet brenda Çarshisë së vjetër, por pranë Xhamisë së Sulltan Muratit, në anën tjetër të rrugës kryesore që çon nga qendra në Shkupin e vjetër. Është e ngritur në lartësi (kodrinë) dhe prandaj konsiderohet se ka një pozitë dominante në pjesën e vjetër të qytetit. Nuk dihet koha e saktë e ndërtimit të kullës por nga të dhënat e disponueshme besohet se ky objekt oriental është ngritur në periudhën ndërmjet 1566 dhe 1573 si Sahat kulla e parë në territorin e shtetit osman. Udhërrëfyesit transmetojnë në dorëshkrimet e tyre se ora publike e kullës është dëgjuar në mbarë qytetin dhe se ajo ka numëruar në formë franceze. Sahat Kulla paraqet monument interesant të kulturës dhe me funksionin të cilin e ka pasur, gjatë ekzistencës së vet e tërheq vëmendjen e qytetarëve. Për fat të keq, ky objekt i rëndësishëm dhe i nevojshëm, sot nuk funksionon. Dëshmitarët rrëfejnë se ora e kullës qysh para tërmetit të vitit 1963 është hequr dhe është dërguar për riparim; për fat të keq, sot e kësaj dite ajo nuk i është kthyer kullës. Sahat kulla përbëhet nga tri pjesë: pjesa e poshtme, e muruar me gur, pjesa e mesme që paraqet një trung me tetë anë, dhe pjesa e epërme, me vende të hapura në dy rende dhe e rrethuar me gardh hekuri, nga ku është përhapur tingulli i ziles së orës. Pamjen e sotme Sahat kulla e ka marrë kah fundi i shek.XIX dhe fillimi i shek.XX gjatë kohës së vilajetit të Kosovës, nën Hafëz Mehmet-pashasë. Nga të dhënat e shumta që gjenden për kullën, karakteristike është ajo që spjegon se ndërmjet Sahat kullës dhe Xhamisë së Sulltan Muratit janë 67 hapa; se gjatë marrjes së qytetit nga austriakët ajo ka qenë e rrënuar ndërsa ora e prishur ka mbetur në tokë.








