KISHA E SHËN DIMITRIT

Sekcionet

Arhiva

He Ma Me Ej Pr Sh Di
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930



  • email Rikomando nje mikut
  • print Print verzion
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Did you enjoy this article?

(total 0 votes)
Ndrysho fontin: Decrease font Enlarge font
image Çarshia e vjetër e Shkupit nuk paraqet vetëm simbol të trashëgimisë së pastër orientale e islame në Maqedoni.  Përkundrazi, vizitorët e saj do të kenë mundësinë që, gjatë eksplorimit të monumenteve të Shkupit të vjetër, të njihen edhe me elemente të kulturës ortodokse që bashkë me elementet tjera përbëjnë mozaikun e pluralitetit religjioz e kulturor që karakterizon Maqedoninë.  Pikërisht Kisha e Shën Dimitrit (Sveti Velikomaçenik Dimitrij) është një shembull tipik për bashkëjetesën shekullore të dy religjioneve të ndryshme në Shkup- ortodoksisë dhe islamit.  Do ta ndjeni harmoninë e kësaj bashkëjetese kur në drekë, në orën 12:00, Kisha numëron dymbëdhjetë kambana, ndërsa ezani i xhamive fton besimtarët për të kryer lutjet e drekës dhe tingujt e zërat e këtyre dy tempujve gërshetohen në hapësirën mbi Çarshinë e Shkupit e çiltërsia e tyre më së bukuri jehon në Kala.Kjo kishë gjendet fare pranë Urës së Gurit, në hyrje të Çarshisë së vjetër nga ana jugore e saj, dhe pothuaj nën Kalanë e Shkupit dhe atë do ta gjeni shumë lehtë po qe se kaloni në Këmbë Urën e gurit dhe niseni në drejtim të Çarshisë.  Kjo godinë religjioze ka një rol të veçantë për historinë e Kishës Ortodokse Maqedonase për shkak se deri në ndërtimin e Tempullit qëndror në Shkup, pikërisht kjo kishë ka shërbyer si tempulli qendror i komunitetit ortodoks në Maqedoni.
  • email Rikomando nje mikut
  • print Print verzion
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Shto nje koment comment Komentet (0 shtuar)

Powered By Albart