Sekcionet
Arhiva
| He | Ma | Me | Ej | Pr | Sh | Di | |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | ||||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | ||
Did you enjoy this article?
(total 1 votes)
Ura e Gurit me të drejtë llogaritet si simboli më impozant i qytetit të Shkupit. E ndërtuar për t’i lidhur dy bregjet e lumit Vardar, Ura e Gurit me shekuj të tërë ka mundësuar lidhjen e vendit më të qarkulluar në Shkup. Edhe sot Ura e Gurit u shërben këmbësorëve si lidhja më e mirë mes pjesës së vjetër dhe asaj të re të qytetit, duke qenë se mbi këtë urë është i ndaluar qarkullimi i automjeteve. Ura e Gurit paraqet objekt me teknikë të jashtëzakonshme ndërtimi, dhe për shkak të saj është ruajtur mirë. Kjo urë i posedon karakteristikat e ndërtimit osman, pra i ka të gjitha elementet e një ure osmano-turke. Megjithatë, edhe krahas këtyre karakteristikave, shpeshherë hasim faktografi sipas të cilave kjo urë është e romakëve apo pushtuesve tjerë të cilët kanë kaluar nëpër Shkup. Megjithatë, pjesa dërrmuese e të dhënave të disponueshme mbi historinë e urës si dhe vetë stili i ndërtimit të saj dëshmojnë se Ura e Gurit është në fakt ndërtim i periudhës osmane. Ndërtimi i urës duhet kërkuar në periudhën e pushtimit të Shkupit nga ana e turqve, pra në periudhën nga viti 1392 gjer në vitin 1469, kur për herë të parë përmendet nëpër dokumentet e disponueshme. Këto dokumente dëshmojnë se ura lidhet me sundimin e Sulltan Muratit II dhe Mehmetit II Pushtuesit, të cilët kanë sunduar njëri pas tjetrit, nga vitet 1421 gjer 1481. Nga kjo mund të konstatohet se Ura e Gurit rrjedh përafërsisht nga shek.XV.Ura e Gurit është ndërtuar në lokacionin të cilin e ka aktualisht me qëllim që të lidhë dhe të mundësojë komunikimin ndërmjet dy pjesëve të Shkupit, të cilat vazhdimisht janë zgjëruar dhe urbanizuar. Kështu, nga ana e majtë e urës nis Çarshia e Vjetër e Shkupit me të gjitha objektet tregtare e kulturore që e përbëjnëe atë, ndërsa në anën e djathtë asokohe kanë qenë të vendosura Burmali Xhamia, një xhami shumë e njohur, pastaj medreseja, mektebi, një karvansaraj, etj. Sot Ura e Gurit paraqet simbol të lidhjes dhe shkëmbimit kulturor, tradicional, gjuhësor e fetar, duke qenë se pjesa dominante e popullsisë shqiptare të Shkupit jeton në anën e majtë, ndërsa pjesa dominante e popullsisë maqedonase në anën e djathtë të kryeqytetit. Jo rastësisht qytetarët urën e definojnë si urë të lidhjes, dhe jo të ndarjes së popujve që e përbëjnë imazhin multietnik e multikonfesional të Shkupit.








