Sekcionet
Arhiva
| He | Ma | Me | Ej | Pr | Sh | Di | |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | ||||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | ||
Did you enjoy this article?
(total 0 votes)
Xhamia e Mustafë Pashës paraqet një ndër monumentet më të bukura të arkitekturës fetare islame në Shkup. Me pamjen e saj impozante, kjo xhami rradhitet ndër më të bukurat në Maqedoni. Vlera arkitektonike e saj shtohet edhe për shkak të pozitës së saj të jashtëzakonshme. E vendosur në një lartësi përballë Kalasë së Shkupit, kjo xhami e dominon tërë hapësirën rreth saj. Në muzg, silueta e saj e jashtëzakonshme, e cila paraqet perfekcionim të qetësisë dhe elegancës, e pushton çdo kalimtar. Xhamia e Mustafë Pashës është ngritur në dekadën e fundit të shekullit XV nga ana e Mustafë Pashës, një personalitet i lartë në shtetin Osman në periudhën e sulltan Bajazitit II (1481-1512) dhe Selimit I (1512-1520). Në hyrje të xhamisë do ta hasni mbishkrimin i cili flet për kohën e ndërtimit të saj. Ky mbishkrim është i rrëfyer në prozë dhe i shkruar në alfabetin arab.Tyrbeja e Xhamisë së Mustafë Pashës gjendet në anën juglindore të saj. Ajo ka gjashtë kënde dhe është e llojit të tyrbeve të mbyllura me kupë. Nga ana e saj e jashtme tyrbeja është e shtruar me mermer. Në brendinë e saj gjendet një sarkofag i cili anash është i dekoruar me reliefe me motive bimësh. Në termetin e vitit 1963 kjo tyrbe përjeton dëmtime të cilat akoma janë evidente. Ka rënë edhe mbishkrimi i cili ka qenë i vendosur në hyrje të tyrbes. Ky mbishkrim i dëmtuar, sot ruhet në brendinë e objektit.








