Sekcionet
Arhiva
| He | Ma | Me | Ej | Pr | Sh | Di | |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | |||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | |
| 27 | 28 | 29 | |||||
Did you enjoy this article?
(total 17 votes)
Xhaminë e Murat Pashës do ta shihni pavarësisht nga cila anë keni hyrë apo keni hecur nëpër Çarshinë e Vjetër. Ajo është e vendosur mu në mes të Çarshisë dhe ka përballë Çifte hamamin impozant dhe një numër dyqanesh të reja në të cilat ose kultivohen zejet tradicionale të çarshisë- papuçet, ose librari, ose dyqane me prodhime teknike bashkëkohore. Fare pranë xhamia është fontana me ujë të pijshëm dhe kjo mund të jetë edhe një arsye përse ky tempull i besimit musliman është edhe më i kapshëm për syrin e vizitorit. Brenda në oborrin e Xhamisë së Murat Pashës gjendet një shadërvan i ruajtur mirë i cili është ndërtuar në vitin 1937. Megjithatë, kurreshtjen dhe interesimin më të madh tek vizitorët e zgjojnë gërmadhat nga varrezat e dikurshme të xhamisë. Në fakt, bëhet fjalë për tre mbishkrime varresh që datojnë njëri nga viti 1741, i dyti nga viti 1790, ndërsa për të tretin është e vështirë të deshifrohet data. Xhamia e Murat Pashës ka një arkitekturë të thjeshtë dhe elemente karakteristike për stilin Barok. Në anën e djathtë të saj ngritet minareja e cila për kah stili dhe mënyra e ndërtimit i takon një periudhe tjetër, më të lashtë dhe dallon nga ndërtimi i sotëm i xhamisë. Në hyrje të xhamisë qëndron mbishkrimi në të cilin, në arabishte është spjeguar se xhamia është rindërtuar diku në vitet 1802-1803, pasi ishte djegur në zjarrin e madh që kishte kapur Shkupin në vitin 1689. Megjithatë, nuk ekzistojnë kurrfarë të dhënash për emrin apo për vitin e ndërtimit të kësaj xhamie, ndërsa nga gjurmimet dhe studimet arkeologjike është e qartë se objekti i sotëm i Xhamisë së Murat Pashës shtrihet mbi një objekt tjetër më të vjetër.
Shto nje koment
Komentet (2 shtuar)
-
Posted by altina, 17 Janar, 2011 22:20:41uuahauahauahuahuahuauahuahauhauhahauahauhauhauhauahaua:a. e mir joo shum auhauhauhauahauhauha Cifte hamame
-
Posted by vjolllca, 17 Janar, 2011 22:16:26kukuuu po e mir xhamia shum e mir sepse te gjith muslimant falen por edhe femijja falen prei 5-te naltt ♥








