Sekcionet
Arhiva
| He | Ma | Me | Ej | Pr | Sh | Di | |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | |||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | |
| 27 | 28 | 29 | |||||
Did you enjoy this article?
(total 33 votes)
Allaxha Xhamia është njëra ndër xhamitë më të vjetra në Shkup. Ajo paraqet monument të rëndësishëm historik dhe arkitektonik. Gjendet në Bit-Pazar (tregu i gjelbërt i Shkupit). Është ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit XV nga ana e Isa beut, udhëheqësit të famshëm luftarak turk. Isa beu ka jetuar dhe ka vepruar në kohën e sundimit të Sulltan Muratit II, periudhë e përhapjes dhe përforcimit të pushtetit osman në këtë pjesë të Europës. Pranë Allaxha Xhamisë gjendet një tyrbe që paraqet një monument vërtetë të bukur arkitektonik. Është e llojit të tyrbeve të mbyllura me kupë. Ka gjashtë kënde dhe është e ndërtuar në mënyrë precize nga guri i përpunuar mirë. Përpos dekorimit të pasur në gurë tyrbeja posedon edhe një dekorim të jashtëzakonshëm fajans. Në dekorim dominojnë ngjyra e kaltër dhe e gjelbër edhe atë e kaltër e çelë dhe e gjelbër tirkize. Kjo tyrbe dhe Jeni Xhamia që gjendet në Manastir janë të vetmet monumente në territorin e ish-Jugosllavisë, të cilat e kanë ruajtur dekorimin me fajans. Tyrbeja pranë Allaxha Xhamisë është rikonstruuar kompletisht pas tërmetit në vitin 1963 dhe dekorimi me fajans është rekonstruuar në vitin 1972 me pllaka qeramike.
Shto nje koment
Komentet (1 shtuar)
-
Posted by coryool, 22 Dhjetor, 2009 16:56:53po krejt xhamit jan ndertua ne kohen e osmanlive dhe marin emrin si xhamit me te vjetra.... te shekullit xv .








