Sekcionet
Arhiva
| He | Ma | Me | Ej | Pr | Sh | Di | |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | ||||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | ||
Did you enjoy this article?
(total 0 votes)
Xhamia e Sulltan Muratit II (1421-1451) gjendet në njërën ndër vendet më dominante të Shkupit. Është e vendosur në një lartësirë që ngritet në pjesën e vjetër të qytetit. Kjo xhami rradhitet në mesin e xhamive të para që janë ndërtuar në Shkup. Daton nga viti 1436 dhe është xhamia më e vjetër nga të gjitha që janë ruajtur gjer më sot. Në kohën e vet, pranë Xhamisë së Sulltan Muratit ka qenë e ndërtuar edhe medreseja dhe imareti të cilët janë rradhitur në mesin e objekteve më të famshme të këtij lloji në Shkup. Sot rreth këtij kompleksi vërehen vetëm mbeturina nga medreseja si dhe varrezat e xhamisë tek të cilat gjenden edhe dy tyrbe: Tyrbeja e Sulltan Bejhanit dhe Varreza familjare e Ali pashës nga Dagestani. Në pjesën veriore të Xhamisë së Sulltan Muratit, në oborrin e saj, gjendet edhe Sahat kulla e Shkupit e cila është pjesë përbërëse e kompleksit të xhamisë.








