Sekcionet
Arhiva
| He | Ma | Me | Ej | Pr | Sh | Di | |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | ||||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | ||
Did you enjoy this article?
(total 0 votes)
Përmendorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, është monumenti më impozant i kulturës i vendosur në kohën më të re në Çarshinë e Shkupit. Është e pamundur të mos e vëreni shtatoren e këtij prijësi të madh luftarak shqiptar që qëndron lartë arteries kryesore që lidh lindjen, perëndimin, veriun dhe jugun e Shkupit, dhe me dorën e djathtë të ngritur lartë, me urtësi sjell paqe dhe sikur përshëndet kalimtarët dhe vizitorët e kryeqytetit të Maqedonisë.Gjergj Kastrioti Skënderbeu është hero kombëtar shqiptar i cili ka udhëhequr luftërat kundër Perandorisë Osmane në shekullin XIV dhe shquhet si strateg, trim dhe i vendosur në luftën për liri. I punuar nga skulptori shqiptar Thoma Thomai Dhamo, Skënderbeu arriti në Shkup gjatë një manifestimi madhështor më 28 nëntor 2006, gjatë festës kombëtare të flamurit shqiptar, nën patronat të Komunës Çair. Shtatorja është e punuar nga bronzi dhe me lartësinë e saj mbi 4 metra, paraqet monumentin më të lartë historik në Maqedoni. Në mënyrë simbolike, Skënderbeu simbolizon lidhjen shpirtërore të shqiptarëve etnikë të cilët jetojnë në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri: shtatorja e këtij prijësi të madh historik është gjithashtu e vendosur në kryeqytetin e Shqipërisë- Tiranë, dhe në kryeqytetin e Kosovës- Prishtinë. Skënderbeu sot konsiderohet si prijës i madh e strateg luftarak i cili mbrojti dhe afirmonte vlerat e Europës mesjetare në Ballkanin e përgjakur nga luftërat e pushtimet.








