SAHAT KULLA

Sekcionet

Arhiva

He Ma Me Ej Pr Sh Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031



  • email Rikomando nje mikut
  • print Print verzion
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Did you enjoy this article?

(total 0 votes)
Ndrysho fontin: Decrease font Enlarge font
image Sahat kulla nuk gjendet brenda Çarshisë së vjetër, por pranë Xhamisë së Sulltan Muratit, në anën tjetër të rrugës kryesore që çon nga qendra në Shkupin e vjetër.  Është e ngritur në lartësi (kodrinë) dhe prandaj konsiderohet se ka një pozitë dominante në pjesën e vjetër të qytetit.    Nuk dihet koha e saktë e ndërtimit të kullës por nga të dhënat e disponueshme besohet se ky objekt oriental është ngritur në periudhën ndërmjet 1566 dhe 1573 si Sahat kulla e parë në territorin e shtetit osman.  Udhërrëfyesit transmetojnë në dorëshkrimet e tyre se ora publike e kullës është dëgjuar në mbarë qytetin dhe se ajo ka numëruar në formë franceze.  Sahat Kulla paraqet monument interesant të kulturës dhe me funksionin të cilin e ka pasur, gjatë ekzistencës së vet e tërheq vëmendjen e qytetarëve.  Për fat të keq, ky objekt i rëndësishëm dhe i nevojshëm, sot nuk funksionon.  Dëshmitarët rrëfejnë se ora e kullës qysh para tërmetit të vitit 1963 është hequr dhe është dërguar për riparim; për fat të keq, sot e kësaj dite ajo nuk i është kthyer kullës.  Sahat kulla përbëhet nga tri pjesë:  pjesa e poshtme, e muruar me gur, pjesa e mesme që paraqet një trung me tetë anë, dhe pjesa e epërme, me vende të hapura në dy rende dhe e rrethuar me gardh hekuri, nga ku është përhapur tingulli i ziles së orës. 

Pamjen e sotme Sahat kulla e ka marrë kah fundi i shek.XIX dhe fillimi i shek.XX gjatë kohës së vilajetit të Kosovës, nën Hafëz Mehmet-pashasë.  Nga të dhënat e shumta që gjenden për kullën, karakteristike është ajo që spjegon se ndërmjet Sahat kullës dhe Xhamisë së Sulltan Muratit janë 67 hapa; se gjatë marrjes së qytetit nga austriakët ajo ka qenë e rrënuar ndërsa ora e prishur ka mbetur në tokë.

  • email Rikomando nje mikut
  • print Print verzion
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Shto nje koment comment Komentet (0 shtuar)

Powered By Albart