Sekcionet
Arhiva
| He | Ma | Me | Ej | Pr | Sh | Di | |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | ||||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | ||
Did you enjoy this article?
(total 0 votes)
Çarshia e vjetër e Shkupit nuk paraqet vetëm simbol të trashëgimisë së pastër orientale e islame në Maqedoni. Përkundrazi, vizitorët e saj do të kenë mundësinë që, gjatë eksplorimit të monumenteve të Shkupit të vjetër, të njihen edhe me elemente të kulturës ortodokse që bashkë me elementet tjera përbëjnë mozaikun e pluralitetit religjioz e kulturor që karakterizon Maqedoninë. Pikërisht Kisha e Shën Dimitrit (Sveti Velikomaçenik Dimitrij) është një shembull tipik për bashkëjetesën shekullore të dy religjioneve të ndryshme në Shkup- ortodoksisë dhe islamit. Do ta ndjeni harmoninë e kësaj bashkëjetese kur në drekë, në orën 12:00, Kisha numëron dymbëdhjetë kambana, ndërsa ezani i xhamive fton besimtarët për të kryer lutjet e drekës dhe tingujt e zërat e këtyre dy tempujve gërshetohen në hapësirën mbi Çarshinë e Shkupit e çiltërsia e tyre më së bukuri jehon në Kala.Kjo kishë gjendet fare pranë Urës së Gurit, në hyrje të Çarshisë së vjetër nga ana jugore e saj, dhe pothuaj nën Kalanë e Shkupit dhe atë do ta gjeni shumë lehtë po qe se kaloni në Këmbë Urën e gurit dhe niseni në drejtim të Çarshisë. Kjo godinë religjioze ka një rol të veçantë për historinë e Kishës Ortodokse Maqedonase për shkak se deri në ndërtimin e Tempullit qëndror në Shkup, pikërisht kjo kishë ka shërbyer si tempulli qendror i komunitetit ortodoks në Maqedoni.








